Erdogan rrethon Qipron me luftanije
- TheAlbanian Times
- Mar 20, 2018
- 1 min read
Egjeu është shndërruar kohët e fundit në një bazë të stërmadhe ushtarake, ku kanë "zbarkuar" anije nga shtete të ndryshme si SHBA-ja, Turqia, Rusia, Izraeli dhe Greqia.
Blindimi i kësaj zone detare vjen për shkak të stërvitjeve të mëdha ushtarake nga ana e Ankarasë zyrtare, e cila ka alarmuar si Greqinë ashtu edhe Qipron.
Megjithatë ,Turqia duket se do të ndërmarrë një tjetër hap, i cili pritet të tensionojë edhe më shumë situatën në Egjeun Lindor.
Erdogan ka njoftuar se të nisë kërkimet për gaz në Egjeun Lindor ,vencantërisht në ujërat e Qipros.
Nëpërmjet një fjalimi, ai bëri të ditur se:
Ne do të nisim kërkimet tona për gaz në Egjeun Lindor, të cilat do t'i bëjmë bashkë me Qipron Veriore duke mos lënë askënd të cënojë interesat tona ".
"Greek Reporter" shkruan se dërgimi i anijeve turke në zonën ekskluzive ekonomike të Qipros përbën konflikt të hapur, pasi kombi ishullor i ka dhënë këto zona me koncension tek kompania amerikane "ExxonMobil".
Mendohet se kompania amerikane është duke bërë kërkime në zonën ekonomike të Qipros ku mendohet se ka miliarda metër kub gaz.

コメント