top of page

E reja nga Korça vrau veten, vjehrra: Të kisha si çupën time...

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 20, 2018
  • 1 min read

Erisa Veizi është 20-vjeçarja nga fshati Zvirinë i Korçës që i dha fund jetës në rrethana shumë të dyshimta më 8 mars. E reja, e cila ishte e fejuar, piu fostoksinë, ndërsa një natë më parë kishte folur në telefon me vjehrrën e saj.

Në një shkrim në rrjetet sociale, vjehrra, Luljeta, shkruan se të resë nuk i mungonte dashuria as nga i fejuari dhe as nga njerëzit e tjerë të familjes. Ajo pyet se çfarë e mundoi që ndërmori këtë veprim dhe pse nuk i tha një fjalë.

Ndërkohë, dyshohet se shkak i veprimit ekstrem të të resë ishin bërë sherret dhe problemet e shumta me të fejuarin.

E megjithatë, e pikëlluar, Luljeta shprehet se Erisën e kishin si vajzën e tyre, ndërsa peng i ka ngelur se përse nuk i vuri në dijeni për asnjë gjë.

Gruaja shkruan:

Anxhela megjithëse jam shumë e rënduar psikologjikisht po marr mundimin të të shkruaj sinqerisht.

Po pse moj Erisa na e bëre këtë, vetes tënde këtë që ishe në moshën më të bukur të jetës tënde. Pse nuk mendove për Adin që të donte aq shumë, pa kush po pyet për ne.

Çfarë të mungoi që nuk e mësuam kurrë. Dashuria nga ne, nga Adi nga të gjithë njerëzit tanë.

Po të donim më tepër se të të kishim çupën tonë. Pse moj Erisa na e bëre këtë, pse nuk më the mua gjysmë llafi kur folëm në darkë se dinim ne si ti rregullonim gjërat. Çdo gjë ka zgjidhje, nuk u linim ne të arrinje aty. Pse nuk na vutë në dijeni asnjëri, ku shkuan gjithë ato ëndrra që kishit ju për vete dhe ne për ju".


 
 
 

Comments


bottom of page