Biznesmeni tenton ta përdhunojë në hotel, modelja hidhet nga kati i 6-të
- TheAlbanian Times
- Mar 20, 2018
- 1 min read
Një 22-vjeçare është hedhur nga kati i gjashtë i një hoteli në Dubai, nga dhoma ku po rrinte së bashku me një biznesmen.
Ekaterina Stetsëuk nga Irkutsk i Siberisë u hodh nga kati i gjashtë dhe përfundoi me dëmtime të rënda duke thyer shtyllën kurrizore.
Vajza është shprehur në spital se e ka bërë këtë veprim pasi donte t'i shpëtonte biznesmenit që ishte gati ta përdhunonte dhe i kishte vënë thikën në fyt.
Mirëpo nga ana tjetër biznesmeni nga Amerika, i cili thuhet se është burrë në moshë nuk e ka pranuar akuzën e modeles dhe të nënës së saj.
Sipas tij ka qenë modelja ruse ajo që e kishte sulmuar atë dhe tashmë ajo është nën arrest në spital.
Për këtë arsye ka qenë nëna e vajzës e cila ka ngritur zërin duke thënë se ishte biznesmeni që e sulmoi vajzën e saj. Nëna ka thënë se nuk e ka bërë të ditur akuzën e saj pasi konsullata ruse u kishte kërkuar të mos e bënin publik rastin, por me arrestimin e vajzës së saj, ajo nuk ka duruar dot më.
Nëna e 22-vjeçares ka thënë:
Na kërkuan që të mos flisnim me mediat, por tani nuk e dimë kujt t’i besojmë.”








Komentarze