Barku i kësaj vajze u bë hit në internet, ç'i ka ndodhur kështu?
- TheAlbanian Times
- Mar 20, 2018
- 1 min read
Komente të shumta negative ka marrë fotografia që ka shpërndarë mamaja e katër fëmijëve në internet. Bëhet fjalë për foton e trupit të saj, në të cilin janë krijuar shenja të shumta pas ardhjes në jetë të vogëlushëve.
23-vjeçarja Doreen Ching nga Malajzia tregoi se e shpërndau foton në rrjetet sociale, pasi u bind dhe e pranoi që trupi i saj nuk do të ishte kurrë më si më parë, pasi u bë nënë.
Fotoja e saj me shenja në trup dhe plotë strija mori mbi 12 mijë shpërndarje dhe 23 mijë pëlqime, mes komenteve të shumta pozitive e negative.
Vajza ka treguar në rrjetet sociale se ky është trupi pas shtatzënisë së katërt dhe se miqtë e afërm i thoshin se trupi i përsosur që kishte pasur më parë, nuk do t'i kthehej kurrë.
Vajza shkruante:
Isha vetëm 21 vjeçe kur shqetësohesha se si do ta duroja veten time me këtë lëkurë, këtë bark e këtë stomak gjatë gjithë jetës. Gjëja e parë që bëra pasi dola nga materniteti, ishte të shikoja barkun dhe të qaja pa pushim".
E reja nga malajzia ka etiketuar edhe të shoqin në publikimin e saj, teksa i kërkon atij që "t'i kthejë" barkun që kishte më parë.
Por, tashmë gjithçka ka ndryshuar për Doreen Ching dhe ajo pranon se më në fund ka gjetur paqen dhe ndihet rehat me trupin që ka.
Madje, është bërë burim force e frymëzimi edhe për shumë nëna të reja në moshë.






Comments