top of page

Avionë luftarakë shfaqen mbi Athinë, grekët mbajnë frymën

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 20, 2018
  • 1 min read

Duhet të ishte një mesditë e zakonshme, por Athina ka "mbajtur frymën" ditën e sotme, ndërkohë që disa avionë luftarakë u shfaqën mbi kryeqytetin grek.

Duke u nisur nga tensionet me Ankaranë dhe faktin se anijet turke po mbajnë stërvitje masive në Egje, shumica e qytetarëve menduan se Erdogan kishte dërguar avionë mbi kryeqytet.

Ndërkohë që numri i madh i avionëve luftarakë ishte duke fluturuar mbi Athinë, duke shkaktuar frikë dhe pasiguri tek banorët, shumë njerëz u shprehën të alarmuar në rrjetet sociale, shkruan "Prothothema".

Megjithatë, Ministria greke e Mbrojtjes ka reaguar duke thënë se bëhet fjalë për një stërvitje dhe nuk ka ndonjë rrezik.

Pesë aeroplanë luftarakë të Forcave Ajrore helene fluturuan përmes qiellit, duke u stërvitur për Ditën e Pavarësisë së Greqisë, më 25 mars.

Bëhet fjalë për dy avionë luftarakë "Mirage 2000", një avion "F-16" dhe dy "F-4 Phantom".


 
 
 

Comments


bottom of page