Aktorja e famshme pranon se ka tradhtuar: Dashuria nuk shërben nëse nuk ka pasion
- TheAlbanian Times
- Mar 20, 2018
- 3 min read
83-vjeçarja Brigitte Bardot ka qenë një ndër aktoret franceze më të suksesshme në vitet '50-'60, në kohën e Marilyn Monroe apo Marlene Dietrich.
Ajo ka pushtuar Hollivudin me filmat e saj, e ndërsa ka mbushur 83 vjeç aktorja ka publikuar testamentin e saj, i cili ka mbërthyer gjithë mediat duke bërë që t'i kushtojnë shumë artikuj.
Aktorja ka rrëfyer në një libër me 255 faqe se pas famës ka ëndërruar gjithmonë të jetojë në anonimitet.
Ajo ka treguar:
U konsiderova si një nga yjet më të mëdha botërore e megjithatë nuk jam asgjë. Gjithmonë e kam patur këtë qartësi mendimesh….Ëndrra ime është të kthehem në anonimitet. Ndihem e burgosura e vetes. Është e sigurt se shumica e njerëzve kanë pushuar së përkituri vetes. Kurrë nuk u ndjeva e bukur. Veç kohët e fundit kam filluar ta kuptoj atë bukuri që i dha origjinë suksesit tim. Mund t’ju duket e habitshme, por nuk kam besim tek vetja. Gjithçka më terrorizon. Kur hyj në kontakt me botën e jashtme kam frikë se nuk do të kuptohem, që nuk do të trasmetoj mesazhin që dëshiroj. Jam e bindur se të qënit i famshëm të shkatërron. Mjafton të shohësh fatet e Marilyn Monroe-s, Rommy Schneider-it ose Marlene Dietrich. Pjesa më e madhe e aktoreve patën një fat tragjik. Popullariteti është helmi që më ndaloi të jetoja jetën time. Kur e lashë punën u ndjeva e shpëtuar. Përkushtimi ndaj kafshëve më nxorri nga kthetrat e një fati tragjik. Kur lindi djali im kisha qindra fotografë në shtëpi. Sulmi mediatik që kam pësuar në ato momente ishte origjina e një traume të pakorrigjueshme. Ishte Nikolasi ai që pagoi pasojat. Nuk munda të përballem me atë shtatzani, sepse isha shumë e re, pa përvojë, shumë aktive, tejet e njohur dhe e paqëndrueshme. Mos forconi kurrë një grua të ketë një fëmijë. Ky moment duhet të jetë një çast lumturie. Gjatë fëmijërisë së Nikolasit marrëdhëniet tona ishin të dhimbshme për të dy dhe më pas u qetësuan. Tani jeton në Norvegji dhe më viziton një herë në vit vetëm ose me familjen. Nuk mban mëri, pavar137sisht se ka vuajtur. Nuk e di nëse ka kuptuar ndonjë gjë nga unë, nga historia jonë e përbashkët. Kurrë nuk kemi folur për fëmijërinë e tij. Kurrë. Nga ana tjetër kam një marrëdhënie të shkëlqyer me mbesën time, Tea. Interesohet shumë për jetën time dhe për të kaluarën. Instikti maternal mësohet me kalimin e kohës dhe në një jetë të qetë.”
Aktorja ka rrëfyer gjithashtu se ka tradhtuar pasi kërkonte gjithmonë pasionin, shkruan bota.al.
Brigitte ka thënë gjithashtu se periudhën më të errët të jetës së saj e ka kaluar vetëm nën shoqërinë e kafshëve:
Ethet e dashurisë kontrollojnë jetën time dhe ndjenjat e mia. Dashuria nuk shërben asgjë, nëse nuk është pasionante. Kjo është arsyeja që shpesh nuk kam qenë besnike. Në çdo marrëdhënie, kur e tashmja ishte pak e ngrohtë, filloja e kërkoja dashuri të tjera. Gjithmonë kam kërkuar pasionin. E desha me forcë Sami dhe me të njëjtën forcë Jean-Louis Trintignant dhe për këtë arsye nuk mund të mbaja më pas marrëdhënie miqësore me ta. E dija që Bernard d’Ormale do të ishte burri im i fundit, më joshi me personalitetin, inteligjencën dhe eruditizmin e tij. Sot pas 25 vitesh martesë kur largohet edhe për ndonjë ditë çmendem kur jam pa të. Është i vetmi që vendosi një dallim midis Brigitte-ës dhe Bardosë dhe kjo më jep një qetësi të vonuar, por të sigurt."









Comments