top of page

SMS-ja që nxiti Albertin të vriste shokun dhe t'i copëtonte trupin

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 19, 2018
  • 1 min read

Vrau shokun e ngushtë dhe më pasi i copëtoi trupin, por prapaskenat e krimit makabër në Fier duket se kanë qenë edhe më absurde.

Disa javë pasi Albert Zekaj vrau me gjakftohtësi shokun e ngushtë, Kreshnik Beqirajn, është zbuluar mesazhi që ka ndezi gjakrat.

Mësohet se sherri fillimisht ka nisur për qiranë e banesës, pasi Zekaj ishte i papunë dh mbahej me të hollat e viktimës, i cili paguante edhe qiranë e banesës ku jetonin.

Pas sherrit për qiranë , Albert Zekaj e qëlloi viktimën në kokë me çekiç, duke e lënë të vdekur, për ta mbajtur më pas trupin të fshehur në shtëpi.

Pas krimit, ai ka kontrolluar telefonin e viktimës, ku ka gjetur një SMS të dërguar nga Beqiraj drejt një numri tjetër, ku ai i thoshte se nëse Zekaj nuk do të largohej nga banesa deri më datë 30 qershor 2017, atëherë do të njoftonte Policinë.

Ka qënë pikërisht kjo ajo që e ka acaruar më shumë autorin e krimit, i cili më pas ka vendosur të hakmerret edhe me kufomën, duke e copëtuar atë dhe hedhur në fshatin Daullas.

Zekaj dhe Beqiraj ishin njohur në një burg të Zvicrës dhe jetonin për më shumë se dy vjet në një shtëpi.


 
 
 

Comments


bottom of page