Sara rrëfen historinë e trishtë: I fejuari më shiti si borxh tek mafia italiane
- TheAlbanian Times
- Mar 19, 2018
- 2 min read
Po studionte për t’u bërë avokate dhe kishte shumë ëndrra për të ardhmen, por të gjitha u shuan kur Sara u trafikua nga Shqipëria dhe u skllavërua për shfrytëzim seksual.
Edhe pse po bën një vit që u largua nga ata që e kishin kapur, asaj i është mohuar azili në Britani të Madhe.
Tashmë e gjendur shumë larg familjes, e hedhur mes katër rrugëve dhe e gjunjëzuar nga jeta, Sara tregon për “The Independent” historinë e saj të trishtë.
Ajo ishte vetëm 13 vjeç dhe mësuesi i saj u përpoq ta përdhunonte, për tu bërë më pas turpi i familjes.
Xhaxhai donte ta vriste, duke e fajësuar se kishte provokuar mësuesin e saj, pavarësisht faktit se ai ishte dy herë më i madh se ajo në moshë.
Pasi u diplomua, babai e fejoi me shkuesi, një vendim që do t'i shkatërronte jetës vajzës së tij.
I fejuari i Sarës e largoi nga familja dhe e bindi të jetonin në Itali, por e shiti mw pas për të larë borxhin që i detyrohej një bande kriminale.
Duke treguar tmerrin që ka përjetuar, Sara rrëfen se:
Unë u shita si borxh. Do doja të kisha vdekur. Kur erdha këtu u ndjeva e lehtësuar, por jam e tmerruar të kthehem pas. Kam frikë se do të kaloj të njëjtat gjëra që kam kaluar. Nuk doja të fejohesha.
Gjithmonë mendoja se ishte më mirë të bëja një karrierë dhe të martohesha më vonë. Por, kur babai im e rregulloi këtë fejesë, mendova se duhej ta pranoja, vetëm për t’u treguar që nuk isha më turpi i familjes.
Pak pas fejesës, i fejuari më tha se duhej të shkonin të jetonin në Itali dhe se do të jetonin më mirë atje.
Besoja se po shkoja atje për të pasur një jetë më të mirë, por lumturia në Itali zgjati vetëm dy javë.
Mua më duhej të transferohesha në zyrat italiane në Janar pas Krishtlindjes. Por kjo ndodhi kurrë…”
Sara nuk kishte në plan të shkonte në Britani, as të trafikohej në Itali, por vorbulla e jetës e mori me vete.
Pas gjithë brengave që ka përjetuar, ajo ka vetëm një lutje: t'i jepet azili dhe të mos kthehet më kurrë në Shqipërinë që e ka bërë të vuajë aq shumë.

Comments