top of page

Sa para ju duhen për të qenë të lumtur?

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 19, 2018
  • 1 min read

Ne e kemi dëgjuar shprehjen "Paratë nuk blejnë lumturinë", por shkenca thotë ndryshe: Hulumtuesit thonë se në qoftë se ka një sasi ideale që ju fitoni çdo vit, kjo arrin t'i bëjë njerëzit të ndjehen më mirë emocionalisht.

Një ekip nga Universiteti Purdue në Indiana, Shtetet e Bashkuara, ka analizuar të dhënat nga Gallup World Poll, një sondazh ndërkombëtar i aplikuar në më shumë se 1.7 milion njerëz në 164 vende.

Ata bazoheshin në fuqinë blerëse dhe pyetën për kënaqësinë e jetesës dhe mirëqenien.

Rezultatet treguan se mirëqenia monetare është një fenomen global, por është i ndryshëm në të gjithë botën.

Andrew T. Jebb, lideri i punës tha:

Ka pasur diskutime se si paratë nuk ndryshojnë nivelin e mirëqenies. Ne kemi zbuluar se pikënisja ideale e të ardhurave është 95 mijë dollarë në vit për mirëqenien materiale dhe 60 ose 75 mijë për mirëqenien emocionale"

Sipas Jebb, mesatarja në nivel global është 95 mijë dollarë në vit, por ka variante në vende të tjera: 125 mijë dollarë në Australi, 105 mijë dollarë në Amerikën Veriore dhe 100 mijë dollarë në Evropën Perëndimore, 70 mijë dollarë Azinë Juglindore, 45 mijë dollarë në Evropën Lindore dhe 35 mijë dollarë në Amerikën Latine.

Jebb u shpreh:

Të ardhurat e larta shpesh shoqërohen me kërkesa të mëdha (kohë, ngarkesë pune, përgjegjësi etj.) Që gjithashtu mund të kufizojnë mundësitë për përvoja pozitive (për shembull, aktivitetet e kohës së lirë)",

Me këtë deklaratë, mund të arrihet në përfundimin se ekziston një mesatare parash që mund të të bëjë të lumtur, por gjithmonë nëse ke kohë për ta shijuar këtë shumë.

Dhe, si përfundim: A mund të jemi të lumtur ne shqiptarët


 
 
 

Comments


bottom of page