top of page

Plumb në ballë shqiptarit, pronari e gjeti të shtrirë mes gjakut

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 19, 2018
  • 1 min read

Është zbuluar identiteti i shqiptarit që u plagos me plumb në fytyrë në Itali, dy ditë më parë.

Ngjarja ndodhi në shtëpinë e tij në fshatin e quajtur Borgo Cervaro, pak kilometra nga Foggia.

Mustafa Hasi 52 vjeç është gjetur nga pronari italian i cili e ndihmonte shpesh për ta strehuar.

Ky i fundit kishte nevojë për disa punë mirëmbajtje në fermën e tij, kështu që shkoi në shtëpinë e shqiptarit për t'i kërkuar ndihmë.

Ai trokiti disa herë në derë, por pa marrë përgjigje. i shqetësuar pronari italian filloi të kërkonte për punëtorin shqiptar që nuk i përgjigjej as në celular. Më vonë, duke shikuar nga një dritare e shtëpisë, ai vuri re trupin e shqiptarit të shtrirë në tokë, mes gjakut. Ai lajmëroi menjëherë policinë, ndërsa shqiptari u dërgua me urgjencë në spital.

Ai është në gjendje të rëndë në spitalin e Foggia-s. Agjentët e ekipit hetimor kanë përjashtuar mundësinë e plagosjes për shkak të grabitjes, pasi siç shkruajnë mediat italiane, gjendja ekonomike e shqiptarit ishte e dëshpëruar.

Nuk dihet nëse Mustafa Hasi ka pasur probleme apo konflikte me ndonjë person tjetër, por nga informacionet e para mediat italiane shkruajnë se ai njihej si një njeri i qetë në zonë.


 
 
 

Comments


bottom of page