Martohet nipi i ish-deputetit Fufi, "shkund" Shqipërinë me batalionin e makinave luksoze
- TheAlbanian Times
- Mar 19, 2018
- 1 min read
Mandi Fufi është i riu i cili ka kurorëzuar dashurinë e tij në martesë ditën e sotme. Është mësuar se i riu Fufi është djali vëllait i ish-deputetit Mhill Fufi.
Ai ka rënë në sy ditën e sotme me “batalionin” e makinave luksoze të markave më të shtrenjta dhe luksoze.
Siç duket edhe nga fotot e mbërritura, nusja është marrë me një mori mjetesh luksoze si Lamborghini, 6 Range Rover Sport, 2 Porsche Cayene të modeleve të fundit, 1 Porsche Panamera dhe Audi A8 i vitit 2018.
Mjetet luksoze kanë pushtuar rrugët e Mamurrasit dhe më pas ato të Tiranës.












Comments