top of page

Gjykata nxjerr nga burgu kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 19, 2018
  • 1 min read

Gjykata e Lezhës ka liruar nga burgu, duke u dhënë masën e sigurisë "arrest shtëpiak", kryabashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj si dhe 11 zyrtarëve të tjerët ë bashkisë.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Shëngjinit. Frrokaj dhe zyrtarët e tjerë që u arrestuan të premten me masë sigurie “arrest me burg", mbërritën nën masa të shtuara sigurie në gjykatë këtë paradite për t’u njohur me rivlerësimin e masës.

Si për çudinë e të gjithëve, teksa gjykata merrte vendimin për masën e arrestit të krybashkiakut, pranë ambienteve të gjykatës janë mbledhur një numër i madh personash që protestonin.

Ata kërkojnë lirimin e kryebashkiakut dhe janë në mbështetje të tij, pavarësisht akuzës që rëndon ndaj Frrokaj. Prej të premtes e deri më sot, disa banorë të Lëzhës vijonin protestat para komisariatit të Policisë Lezhë.


 
 
 

Comments


bottom of page