top of page

Durrësi digjet e Vangjushi krihet, qytetarët: S'na ka shku vota kot, je i madh!

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 19, 2018
  • 1 min read

Durrësi u kthye në një Venecia të mirëfilltë ditën e sotme, pas reshjeve të shiut që ranë këtë të hënë. Situata ishte alarmante pas bllokimit të shumë rrugëve, përmbytjes së disa lagjeve, e madje, edhe nxënësit e një shkollë u evakuuan në mënyrë të menjëhershme pasi rrezikonin brenda klasave të tyre.

Për të mos përmendur pastaj rrëshkitjen e dheut në kodrën e ristrukturuar nga bashkia e qeveria, në zonën e Currilave. Autobusët i pamë të gjithë se si u mbushën me ujë dhe në zona të veçanta dolën edhe peshqit e minjtë nëpër qytet.

Por në pasdite doli dielli dhe gjithçka u harrua. Madje, menjëherë, kryetari i Bashkisë publikoi një foto të ndriçuar të tijën në Facebook, ku vërshuan komentet.

E çuditshme është, por shumë prej qytetarëve nuk e kanë problem të notojnë brenda në qytet, në pisllëqet që nxori në dritë shiu. Ata e urojnë dhe e komplimentojnë Dakon, si të mos ndodhte asnjë gjë.

Për shumë qytetarë, ai është Zoti Vangjush Dako, një njeri i madh, e madje, ka edhe të tjerë, të cilët ose lëpihen për ndonjë interes të tyre, ose e mendojnë seriozisht faktin që vota nuk u ka shkuar dëm.

Pra, nëse e kuptojmë tamam, qytetarët kanë votuar për të pasur Durrësin në këtë gjendje që është sot? Me peshqit që lundrojnë dhe nxënësit që evakuohen me urgjencë? Me makinat e shkatërruara nga uji që shkon në 1 metër në lagjet e qytetit?

Ndoshta kjo është ëndrra e qytetarëve. Vangjushi e bëri realitet!


 
 
 

Comentarios


bottom of page