top of page

Astriti akuzon të vëllanë për falsifikim dhe korrupsion, kunata i tregon vendin

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 19, 2018
  • 3 min read

Një burrë nga fshati Marinëz i Fierit është përballur me nusen e vëllait të tij në “Shihemi në Gjyq” pasi ai pretendon se vëllai dhe kunata kanë falsifikuar dokumentet për një copë tokë.

Një muaj më parë, Floresha ka qenë në një seancë ndërmjetësimi me bashkëshortin e saj, Bujarin pikërisht për këtë pronë, për të cilën ky i fundit ka nënshkruar dy deklarata, duke hequr dorë nga pronësia e 1500 metra katrorësh tokë.

Astriti tha:

Unë kam thirrur Bujarin dhe Floreshën në këtë seancë sepse nga të gjitha që dëgjova dhe pashë në letra, kam letra të tjera që vërtetoj që jam pronar i një pjesë toke, jo siç u tha në atë seancë. E vërteta nuk u tha aty, por do ta them unë dhe më pas do ta zbulojnë organet kompetente dhe ju”.

Mirëpo kunata e tij Floresha tha se Astriti duhet të flasë me të vëllanë dhe ka shpjeguar situatën e tokës.

Floresha thotë se një banor i fshatit, Servet Qalliu i ka kërkuar bashkëshortit të saj një pjesë të tokës për ta punuar, në mënyrë që të fitonte të ardhura, ndaj dhe e ndihmuan, duke i dhënë 1300 metra katrorë nga toka e tyre. Ai punoi për rreth 2 vjet dhe më pas u largua nga fshati, ndaj dhe Floresha nuk e kupton se çfarë ka Astriti, shkruan tv Klan.

Ky i fundit shprehet se kur ka kaluar azhornimi në vitin 1995 ka qenë Servet Qalliu pronar, pavarësisht faktit nëse ka qenë i ligjshëm apo jo. Kunata e ndërpret duke i thënë: “Ty po të vjen keq për Servetin? Po le të vijë Serveti ta kërkojë e të përballet me mua!” Ai i kundërvihet sepse sipas tij, kanë përfituar tokë pa djersë.

I pyetur se ku është dëmutuar Astriti për këtë çështje ai ka thënë:

Morali mua më vret kur dëgjoj këta me falsifikimet që kanë bërë se unë kam letra të tjera, të vërteta. ata kanë dashur të hyjnë dhe në pjesë tjetër. 197/1 nuk është as e këtyre, as e imja, por është me letra fallco që kanë bërë këta të gjithë! Kur shikoj një padrejtësi, më mbron ligji e kam të drejtën që të bëj denoncim."

Floresha rrëfen se dy vite më parë i ka shkuar Krimi Ekonomik, pasi Astriti i kishte denoncuar. Pas verifikimeve nga ky institucion, rezultoi se të gjitha dokumentet ishin në rregull. Ajo shton se gjithashtu pas seancës së ndërmjetësimit në rubrikën “Shihemi në gjyq” është thirrur nga Krimi Ekonomik për të treguar zyrtarët e korruptuar që janë përmendur për çështjen e pronës së tyre.

Astriti pretendon se vëllai i tij sëbashku me bashëkshorten kanë flasifikuar dokumentet për parcelën 197/1, pasi në vitin 1991 ata kanë patur në pronësi 1300 metra katrorë, ndërsa tani kanë 3300 metra katrorë.

Eni Çobani tregon se nga Bashkia Roskovec, Njësia Administrative Kuman, më datë 20.07.2017, është lëshuar një vërtetim, ku thuhet se Bujar Toska ka paguar taksat për një sipërfaqe toke bujqësore prej 5000 metrash katrorë. Ato çka thotë Astriti ngelen vetëm pretendime, pasi nuk posedohet asnjë dokument që shfaq falsifikime përsa i përket pronave të bashëkshortëve Toska.

Por ai vazhdon të këmbëngulë për këtë gjë dhe kërkon që kjo çështje të ndiqet nga Prokuroria e Përgjithshme dhe jo nga ajo e Fierit, pasi sipas tij, janë të korruptuar. Floresha e indinjuar pyet se ku i gjen kunati i saj këto dokumente, pasi jo më larg se dy ditë më parë i ka ardhur një dokument nga Bashkia Roskovec, ku thuhet se kanë në pronësi 3300 metra katrorë.


 
 
 

Comments


bottom of page