Aktorët për Teatrin e Kullave: Kundër partneritetit! Është në interes të privatit!
- TheAlbanian Times
- Mar 19, 2018
- 1 min read
Projekti i prishjes së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimi i një godinë të re të shoqëruar me disa kulla të larta në pjesën e pasme ka bërë xhiron e mediave ditët e fundit.
Disa nga aktorët e mirënjohur të popullit janë bashkuar në një takim për të kundërshtuar prishjen e Teatrit Kombëtar dhe duke kërkuar rikonstruktimin e godinës së vjetër.
Ky debat i hapur shoqërohet me shprehjen e problematikave që shoqërojnë ndërtimin e godinës së re.
Ata janë shprehur se kjo është e gjitha një mynxyrë e kryeministrit dhe projekti është në interes të privatit.
Në lidhje me projektin e shumëdiskutuar, kanë thënë fjalën e tyre edhe aktorët e mirënjohur shqiptarë Bujar Asqeriu, Robert Ndrenika, Bujar Kapexhiu, Agim Doçi, etj.
Robert Ndrenika u shpreh:
Jam kundër partneriteti publik-privat. M’u duk interesante në pamje të parë. Ka variante sa të duash, përveç 7 apo 8 kullave që duhet të bëjnë atje mbrapa. Ka variante e kam fjalën.
Nuk e di a jam i qartë për këtë që kam diskutuar, i gjithë shtypi thotë që partneriteti privat është për të fituar privati, në interes të tij dhe jam kundër absolutisht këtij partneriteti.
Bujar Kapexhiu ka deklaruar:
Atëherë këto të dy do prishen apo do qëndrojnë?
Apo ky teatër i ri do të ndërtohet së bashku me rikonstruksionin? Godinat e vjetra nuk shemben, por rikonstruktohen. Duhet të ndërtohen këto mjedise që i mungojnë këto teatrove dhe të ndërtohet një projekt katror. Mungon biblioteka dhe sallat e provave.



Comments