4 vite e lidhur me italianin, këngëtarja shqiptare: Jam e virgjër
- TheAlbanian Times
- Mar 19, 2018
- 1 min read
Ajo është e fejuar prej më shumë se një viti me një dj italian, të cilin ajo e quan Truman.
Çifti bashkëjeton prej kohësh në Tiranë, ndërsa lidhja e tyre numëron më shumë se 4 vite.
Bëhet fjalë për këngëtaren Kamela Islamaj dhe të dashurin e saj italian.
Këngëtarja e njohur për vokalin e saj potent ka qenë e ftuar në emisionin "Thumb", ku foli për planet e saj për martesë duke treguar se marrëdhënia e saj tashmë ka evoluar.
Ajo u pyet se si e pret natën e parë të martesës dhe përgjigja e saj ishte se nuk kishte kryer ndonjëherë marrëdhënie, sigurisht me humor.
Ajo tha:
Uau! Kushedi çfarë do të ndodhi! Sigurisht që do ta var çarçafin! Se këto 4 vite kemi fjetur gjumë. Kështu që natën e parë do të varet çarçafi i bardhë jashtë."







Comments