top of page

Vëllai balerin i Ilda Bejlerit flet për kritikat ndaj veshjes së saj

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 18, 2018
  • 1 min read

Debati mes Mustafa Nanos dhe Ilda Bejlerit ka kthyer vëmendjen tek pamja dhe veshja e kësaj të fundit.

Vetë Ilda nuk u mor shumë me kritikat e gazetarit dhe as nuk mori mundimin të përballej me të në emisionin e Arjan Çanit.

Vëllai i saj balerin, Bledi, i cili është një ndër balerinët më të mirë shqiptarë me famë ndërkombëtare u pyet tek ‘Jo Vetëm Modë’ se ç’mendon për kritikat që i bëhen të motrës dhe u përgjigj me shumë sportivitet.

Ai ka treguar:

Ilda vjen shumë shpesh dhe më viziton, por edhe mami dhe babi vijnë shikojnë shfaqjet e mia. Pavarësisht futbollit, Ildës i pëlqen shumë baleti. Unë jam artist dhe ne artistët kemi shumë kritika. Kritikat të ndihmojnë të ecësh përpara në jetë. Unë i bëj shumë kritika Ildës, por mami është ajo që na kritikon të dyve. Kritika që i bëj shpesh Ildës është që t’i marrë gjërat më seriozisht, sepse ajo është e bukur dhe i merr gjërat lehtë dhe unë i them gjithnjë që t’i marrë gjërat seriozisht.”


 
 
 

Comentarios


bottom of page