top of page

Sovjetikët krijuan qenin me dy koka gjatë Luftës së Ftohtë

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 18, 2018
  • 1 min read

Në kohën kur tensioni mes Britanisë dhe Rusisë është ashpërsuar ndjeshëm dhe disa zyrtarë janë përzënë nga të dyja shtetet respektive lidhur me helmimin e mundshëm të një ish-spiuni rus, vlen të rikthehet në vëmendje krijimi i shkencëtarit Demikhov.

Vladimir Demikvoh, shkencëtar rus, i cili është quajtur edhe si Frankenshtaini real ka krijuar kafshë me dy kokë, ku një qen i tillë arriti të jetonte rreth një muaj.

Kafshët me dy kokë janë krijuar gjatë Luftës së Ftohtë dhe ato rakordonin veprimet e tyre si një e vetme, qeni me dy koka sillej vërdallë, ushqehej dhe lehnin njëkohësisht.

Fotografitë që dëshmojnë krijimin e këtyre mostrave duken gati surreale. Por teksa ka foluar për britaniken “The Sun”, Dr. John Conte, jë nga autoritetet më të njohura të botës në transplantet e zemrës, këmbëngul se puna e Demikhov ishte “e zgjuar” dhe e meritoi atë me provimin se “ky transplantim ishte i mundur”.


 
 
 

Comments


bottom of page