Lopez rrëfen ngacmimet seksuale: Më tha 'zhvishu dhe më trego gjoksin!'
- TheAlbanian Times
- Mar 18, 2018
- 1 min read
Ankesat për ngacmimet seksuale kanë pushtuar kohët e fundit hollivudin, pasi shumë personazhe publikë kanë rrëfyer përvojat e hidhura.
E fundit që u është bashkuar denoncimeve ka qenë edhe Jennifer Lopez.
Aktorja dhe kërcimtarja amerikane ka treguar në një intervistë për “Harper’s Bazaar” se i është bashkuar lëvizjes #MeToo me një denoncim të saj.
Ajo ka treguar se një prej regjizorve ka kërkuar t'i shohë gjoksin dhe se ka refuzuar, sepse e dinte se ishte e gabuar.
Në një rrëfim të rrallë, ajo u shpreh se:
Bëhet fjalë për një nga provat e para të mia për të marrë pjesë në një film në vitet ‘90. M’u kërkua nga regjisori të hiqja këmishën dhe t’i tregoja gjoksin. Unë nuk e bëra. E dija që ajo nuk ishte rruga e duhur. Në mendjen time ishte e qartë që nuk ishte një sjellje e mirë. E di që do përfundonte në një tjetër mënyrë, por mendoj se në fund shpirti i Bronx (vendi ku është rritur) më kujtoi që disa gjëra nuk i bëjmë.
Nuk kam patur abuzime në mënyrën se si kanë denocuar shumë aktore kohët e fundit, por kam patur shumë ngacmime seksuale."










Comments