top of page

Ka miliarda dollarë pasuri, legjenda e muzikës udhëton me tren

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 18, 2018
  • 1 min read

Është padyshim një prej legjendave me të mëdha muzikore të të gjitha kohërave, por kjo nuk e ndalon Paul Mcartney të bejë një jetë më se të zakonshme.

Artisti ka një pasuri prej 780 mln £, por është fotografuar teksa udhëton me tren.

Ajo që të gjithëve u bëri përshtypje është se kishte zgjedhur të udhëtonte në klasin e dytë, ulur pranë udhëtarëve të zakonshëm.

I veshur elegant me një këmishë të bardhë, xhinse dhe një xhup jeshil, legjenda e “The Beatles”, po shijonte udhëtimin në heshtje.

Një nga udhetarët, ka treguar për "Daily Mail" se:

Unë po e shikoja dhe mendova menjëherë: ‘Ky është Paul Mçartney! Nuk mund ta besoja se ai po udhëtonte në klasin e dytë me mua.

Ai nuk tha asgjë tjetër në telefon pasi e dinte që do të tërhiqte vëmendjen e udhëtarëve të tjerë".


 
 
 

Comentários


bottom of page