top of page

Helmoi vjehrrën me fotoksinë/ Nusja takon të bijën 6-muajshe në burg dhe shpërthen në lot

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 18, 2018
  • 2 min read

Ngjarja më e përfolur e ditëve të fundit në ekranet shqiptare është ajo e krimit brenda në familje, ku nusja helmoi vjehrrën e saj me fotoksinë dhe vendosi t’ia rrëfente krimin e saj një hoxhe.

Marjana Cmeta është 21-vjeçarja e cila i hodhi fotoksinë në lëngun e portokallit vjehrrës së saj Lirije Lamit pasi mendonte se ajo po ndikonte negativisht në martesën e saj, megjithëse nuk jetonte në një shtëpi me të.

Zbardhja e vrasjes së 48-vjeçares u bë e mundur vetëm disa ditë më parë kur në dritë dolën detaje të reja që shtynë policinë të hetonte më tej, ndërkohë që vdekja e Lamit ishte cilësuar si vdekje e ardhur nga shkaqe natyrale.

21-vjeçarja e cila kreu vrasjen rreth një vit më parë, është transferuar në burgun e grave “Ali Demi” në kryeqytet, aty ku sot ka pasur edhe vizitën e parë të rëndësishme.

Burime pranë burgut konfirmojnë se nëna 21-vjeçare ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike e ka shpërthyer në lot në momentin e takimit me të bijën. Edhe pse me një peshë të rëndë mbi supe, Marjana ka marrë në krahët e saj foshnjën, e ka puthur përqafuar e ushqyer me gji, por pas 1 ore ato të dyja janë ndarë.

Foshnja, të cilës Olti Lami nuk i ka dhënë ende atësinë e është i pavendosur nëse do ta bëjë një ditë, është marrë nga gjyshërit, prindërit e Marjanës.

Teksa ndodhej në qeli, punonjësit e burgut i kanë sqaruar se ligji e lejonte të rriste foshnjën brenda këtyre ambienteve, por Marjana është shfaqur e pavendosur, raporton gazetarja Klodjana Lala për “BW”.

Ajo ka kërkuar kohë e ia ka besuar të voglën prindërve.

Të njëjtat burime, thonë se e reja nuk është lënë në një qeli të veçantë, për të shmangur ndonjë tentativë të mundshme vetëvrasjeje.

Për momentin ajo ka kërkuar vetëm një kartë telefoni që të mund të pyesë për të bijën.

Kujtojmë që krimi i kryer gati një vit më parë nga Marjana, u zbulua falë këmbënguljes së Oltit, ish-bashkëshortit të saj, i cili zbuloi videon që kishte regjistruar hoxha, tek i cili nusja shtatzënë rrëfeu me detaje se si e helmoi vjehrrën.

Ndonëse nuk jetonte me të, Marjana ishte e bindur që kjo e fundit i kishte bërë magji dhe vendosur ta vrasë. Bëhet fjalë për një rrëfim 72 minutësh, video e cila i shërbeu prokurorisë për të ngritur akuzën mbi nusen.


 
 
 

Comments


bottom of page