top of page

Bashkëshortja e futbollistit shqiptar: Meshkujt kur më shohin ngrenë duart

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 18, 2018
  • 1 min read

Erjona Sulejmani, bashkëshortja e Blerim Xhemailit, mesfushor i talentuar i Bolonjës dhe i kombëtares zvicerane ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në "C’e posta per te” nga Luciana Litizzeto. Modelja e njohur shkodrane e cila ka emigruar në Itali që kur ishte 10 vjeç ka hedhur mesazhe thumbuese për Xhemailin me të cilin është në prag divorci.

Duke iu përgjigjur disa pyetjeve personale ajo nuk kurseu ironinë për mbiemrin e saj duke përsëritur atë të vajzërisë.

Ajo tha:

Mbiemrin e kam Sulejmani, pasi meshkujt kur më shohin ngrenë duart lart”.

Ndër të tjera ajo ka komentuar edhe fustanin e saj të shkurtër që ngjante tejet bukur në fizikun e saj seksi.

Erjona deklaroi:

Është i shkurtër, epo ne duhet të tregojmë veten. Megjithatë, nuk kanë pse i japin gojës pasi unë jam duke u ndarë nga Blerimi."

Çifti që tashmë i kanë thënë fund lidhjes së tyre, kanë një djalë të vogël që quhet, Luan.

Mesfushori ka dërguar kërkesën për divorc në gjykatë me justifikimin se Erjona po përpiqej të përdorte emrin e tij për t'u bërë e famshme.

Ai nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat ndërsa nga ana tjetër modelja ka hedhur shpesh dyshime për një tradhti nga ana e futbollistit, pasi siç tha edhe ajo vetë "patatja e saj nuk mund të jetë kurrë një pjatë e dytë".


 
 
 

Comments


bottom of page