Zbardhet biseda e Oltit me hoxhën: Do i fut një dilit videos...
- TheAlbanian Times
- Mar 17, 2018
- 1 min read
Është zbuluar së fundmi edhe një tjetër video që ka lidhje me vrasjen e Lirie Lamit, 48 vje♪5ares nga Kamza, e cila thuhet se u vra nga nusja e saj. Ka qenë Oltion Lami, djali i viktimës, i cili ka bashkëpunuar me organet e drejtësisë për të takuar hoxhën Hysen Shehu duke mbajtur një përgjues me vete.
Në videon e siguruar nga abc news, Shehu ka rrëfyer se kush tjetër kishte dijeni për videon që ai kishte bërë.
Kur Oltiani e ka pyetur rezulton se hoxha Hysen nuk i kishte marrë seriozisht fjalët e Marjana Cmetës, e cila ka rrëfyer në një tjetër video se kishte vrarë vjehrrën me fostoksinë.
Në bisedën e zbardhur së fundmi mes Oltianit dhe hoxhës thuhet:
Hysen Shehu: Le t’i djegi. Çfar kam tregu, s’kam tregu asgjë. Aq sa di ti, as shumë e as pak. Atë e di unë, i fut një dilit. Pse do kisha belanë unë. Unë dhe babi jot kur e pa shkon dhe e quan fakt të kry atje.
Oltion Lami: Pse e ka pa babi, e ka pa videon krejt?
Hysen Shehu: Po.
Oltion Lami: Me kë ka qenë?
Hysen Shehu: Ka qenë me këpucarin, me Benin, kupton.
Oltion Lami: Po.
Hoxha ka menduar se nusja duhet të kurohej nga një mjet psikiatër dhe për këtë shkak nuk ka vlerësuar se kishte të bënte me një akt kriminal të kryer prej saj.
Ai ka treguar se fillimisht videoregjistrimin ia kishte treguar Oltion Lamit, djalit të viktimës dhe më pas bashkëshortit të saj dhe xhaxhait të tij.









Comentarios