Zarf me plumb ministrit grek, Kotzias kërcënohet me jetë
- TheAlbanian Times
- Mar 17, 2018
- 1 min read
E përfshirë në konflikte si me Turqinë, ashtu edhe me Maqedoninë, Greqia duket se e ka futur veten në një sërë telashesh.
Së fundmi, një fishek i futur brenda një zarfi i është dërguar ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias.
Mediat greke bëjnë të ditur se zarfi ka mbërritur në fillim të kësaj jave në godinën e ministrisë së jashtme dhe veç fishekut, kishte edhe një letër.
Mëosohet se ajo fliste mbi negociatat që po zhvillohen për zgjidhjen e problemeve midis Greqisë Maqedoninsë, por nuk dihen detaje të mëtejshme.
Medias greke shkruajnë se bëhet fjalë për një fishek mitralozi, që ashtu si dhe letra u është dërguar shërbimeve të sigurisë për hetimet përkatëse.
Për ministrin e jashtëm grek Nikos Kotzias kjo është hera e tretë që në adresë të tij mbërrijnë letra kërcënuese.

Comments