top of page

U mashtrua nga poeti që dashuronte, çfarë ka ndodhur pas një viti me Lumturien?

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 17, 2018
  • 1 min read

Historia e tyre tërhoqi vëmendjen e të gjithëve pas shprehjeve të ndjera që Lumturi Kodra i dedikonte Amadeo Baçit.

Gruaja e akuzonte se ai i kishte zhvatur 15 mijë euro ndërsa videot e bisedës mes tyre në emisionet live, mbushën rrjetet sociale.

Por çfarë ka ndodhur me Lumturien kur ka kaluar më shumë se një vit nga përballja publike që ajo pati me njeriun që thoshte se e dashuronte.

Ndonëse Amadeo thoshte që ajo ishte thjesht "një grua e rëndomtë dhe dyfytyrëshe", Lumturia ka vendosur t'i tregojë se ai e kishte gabim duke botuar romanin e saj të parë.

Ajo e ka promovuar librin e saj dy ditë më parë në Durrës, në një ambient me shkrimtarë të rinj.

Lumturia ka treguar se me këtë roman është kthyer në një denoncuese të fuqishme të realitetit të rëndë shqiptar, duke përgjithësuar me fatin e vet fatin e qindra grave dhe vajzave shqiptare, të cilat pas hapjes së vendit pësuan drama dhe tragjedi të hidhura.

Autorja e re thotë se libri i saj është një jetëshkrim artistik i jetës personale. Mes skenave të rënda të jetës së saj dhe personazheve kriminale ajo nuk ka harruar që të sjellë në qendër të aksionit të romanit edhe një figurë shpirtmadhe që ka arritur t’i shpëtojë jetën nga torturuesit në një nga bunkerët e izoluar ku e kishin futur.

Këtij njeriu që nuk dëshiron ta bëjë publik, Lumturia thekson se do t’i jetë mirënjohëse përjetë dhe për ta garantuar thënien për këtë ajo tregon se djalin e saj e ka pagëzuar me emrin e tij.


 
 
 

Comentários


bottom of page