Trumpët në siklet, nusja kërkon divorcin nga Donald
- TheAlbanian Times
- Mar 17, 2018
- 1 min read
Gruaja e Donald Trump Jr, djalit të madh të Presidentit të SHBA Donald Trump, ka paraqitur kërkesë për divorc.
Sipas mediave amerikane, Vanessa Trump, një ish-modele dhe bashkëshortja e Trump Junior, po kërkon një divorc të pakontestueshëm në një gjykatë në Nju Jork.
Çifti, të dy rreth 40 vjeç, janë të martuar që prej vitit 2005 dhe kanë pesë fëmijë.
Trump Jr luajti një rol të rëndësishëm në fushatën zgjedhore të të atit. Ai qëndroi në Nju Jork pas zgjedhjeve dhe tani bashkë-drejton biznesin familjar me vëllain e tij Eric Trump.
Ai është bërë objekt i një hetimi lidhur me marrëveshjet e mundshme midis fushatës presidenciale dhe Rusisë në vitin 2016. Presidenti Trump mohon ndonjë bashkëpunim.
Në faqen 6 të rubrikës së thashethemeve të New York Post shkruhej:
Pas 12 viteve martesë, kemi vendosur të vazhdojmë në rrugë të ndara. Kërkojmë të respektoni provatësinë tonë gjatë kësaj kohe".
Ende nuk dihen arsyet e kërkesës për divorc nga ana e Vanessas.



Comments