top of page

Studentja rrihet për vdekje nga në grup vajzash në mes të qytetit

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 17, 2018
  • 1 min read

Vrasja e një studenteje egjiptiane nga një grup prej vajzash në Britani duket se ka tensionuar marrëdhëniet mes Kajros dhe Londrës.

Miriam Moustafa, 18 vjeçe, vdiq të mërkurën pasi u sulmua nga një grup studentesh, në Nottingham , tre javë më parë, ndërkohë që Egjipti e ka cilësuar sulmin si racist.

Para se studentja të vdiste nga plagët e marra, policia kishte arrestuar një 17 vjeçare, por e kishte liruar pas disa ditësh.

Nga ana tjetër, daja i vajzës së vrarë thotë se në sulmin, në afërsi të "Victoria Center" në nuk ka marrë pjesë vetëm një vajzë, por një bandë e tërë prej dhjetë vajzash.

Motra e studentes së vrarë ka treguar se çfarë i kishte thënë Miriam për sulmin para se të binte në koma.

Ajo rrëfen se kishte parë disa nga njerëzit e përfshirë duke "qeshur dhe zgërdhirë" me faktin që e reja po luftonte me vdekjen.

E tronditur ajo shprehet se:

Ne menduam se në Angli na priste e ardhmja jonë, donim të bëheshim inxhiniere, prandaj babai na solli këtu.

Por nuk menduam se Anglia ishte e tillë.

Ato vajza duhet të turpërohen nga vetja. Nuk mund ta imagjinoj dikë aq miqësor, të qetë dhe të gëzuar, të vritet në atë mënyrë makabre."


 
 
 

Comentários


bottom of page