Striptisti që u abuzua nga gratë e 8 Marsit: Më kafshuan dhe më ngulën thonjtë
- TheAlbanian Times
- Mar 17, 2018
- 1 min read
Lotan Carter, një striptist britanik që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me momentet e publikuara, ku disa gra e kafshonin për 8 mars, ka folur për televizionin ITV.
Ai u shpreh se është kafshuar dhe gërvishtur shumë herë nga femrat e dehura në skenë, në mënyrë abuzive.
Carter tha:
Kur ngjiten në skenë është shumë errësirë dhe nuk e dallon dot se sa të dehura janë. Po të prekeshin femrat ashtu si preken striptistët meshkuj, do të ishte bërë nami"
Në një klub në Middlesbrough u desh ndërhyrja e policisë për të ndarë një sherr që kishte nisur teksa pjesëmarrëset po shijonin shfaqjen me striptistë meshkuj.




Comments