top of page

Njihuni me njeriun që frymëzoi produksionin për krijimin e Shrek

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 17, 2018
  • 2 min read

E keni menduar ndonjëherë se personazhi i Shrek, i krijuar nga DreamWorks dhe që u bë i famshëm me njëherë pasi doli në kinema në vitin 2001, ishte inspiruar nga një njeri real, i cili ka ekzistuar vërtetë dikur?

Në fakt, personi që frymëzoi krijuesit për Shrekun është Maurice Tillet (1903-1954), një kampion i wrestling, i cili lindi në Rusi dhe vuante nga acromegalia, sëmundja e rritjes së kockave të duarve, këmbëve dhe kokës.

Njihej ndryshe edhe me emrin "engjëlli francez", për shkak të ndryshimeve të mëdha që pësoi trupi i tij, si pasojë e sëmundjes. Maurice u prek nga kjo sëmundje në moshën 17 vjeçare. Në atë moshë nisën ta quanin edhe me emra ofendues, si "njeriu më i shëmtuar në botë", "tmerri njerëzor" etj.

Kush ishte Maurice Tillet?

Maurice Tillet lindi në San Peterburg, në Uralet ruse, nga dy prindër francezë. Babai ishte një inxhinier hekurudhor. Ai punonte në ndërtimin e hekurudhës transiberiane, e cila kalon mes për mes Europës lindore dhe Azisë, duke lidhur rajonet industriale ruse dhe kryeqytetin me rajonet qendrore të Siberisë me ato të lindjes.

Mamaja punonte si mësuese e gjuhës frënge në Moskë.

Maurice humbi të atin në vitin 1917, kur shpërtheu revolucioni, ndaj ai bashkë me të ëmën u kthyen në Francë, në stabilimentin në Remis. Sëmundja e tij nisi për shkak të një tumori beninj në hipofizë. Por pavarësisht kësaj, i riu nuk u izolua nga bota.

Ai studioni në Paris, u diplomua për jurisprudencë në universitetin e Tolosës, duke ëndërruar gjithmonë që të bëhej avokat. Në një moment hoqi dorë pasi mendoi se askush nuk do ta pranonte, për shkak të pamjes së tij fizike.

U bë pjesë e marinës Franceze, ku qëndroi për 5 vite rresht. Ishte një tip plotë humor dhe pati sukses si lojtar i regbit. Fliste plotë 14 gjuhë të ndryshme dhe ishte mjaft inteligjent, kurioz e që nuk lodhej kurrë së lexuari.

Asnjë konfirmim nga produksioni

Edhe pse ngjashmëria e Shrek me atë të Maurice është shumë e madhe, asnjë nga stafi i produksionit të Shrek nuk e ka konfirmuar kurrë se është frymëzuar nga kampioni i wrestling për të krijuar përbindëshin.

Këto foto qarkullojnë kudo në rrjet dhe kushdo që ka sy e mund t'i shikojë ato, kupton lehtësisht ngjashmërinë mes të dyve.

Pavarësisht të gjithave, Tillet kishte një zemër të madhe, tamam si Shrek!


 
 
 

Comentarios


bottom of page