Mbyllet emisioni i ndjekur në "Vizion+", Turi: R.I.P
- TheAlbanian Times
- Mar 17, 2018
- 1 min read
Si çdo fillim që e ka një fund, me sa duket, edhe emisionit të Turjan Hyskës i ka ardhur fundi. "Oktaopd" në Vizion Plus nuk do të transmetohet më dhe lajmin për këtë e ka dhënë vetë drejtuesi i emisionit.
Përmes një statusi Hyska shprehet se oktapodit që erdhi në tokë më 9 prill 2014, i erdhi koha të kthehet sërish në det më 16 mars 2018.
Ai nuk jep detaje në lidhje me mbylljen e një prej emisioneve më të ndjekura në Vizion Plus.
Turi shkruan:
Kjo foto qenka postimi im i parë ne Instagram! Është logo fillestare e Oktapod, i cili erdhi në tokë në datë 9prill te vitit 2014 dhe kthehet në det sërish, sot pas mesnate! Për mua ka qenë një eksperiencë interesante që më ka shërbyer shumë! Falenderoj gjithe ata qe kanë ardhur të ftuar, ata që na kanë ndjekur dhe stafin tim të ngushtë! Tani e tutje bëni, ç’bëni gjatë ditës, naten nuk do e kaloni më me mua! R.I.P Oktapod
9prill 2014 - 16 Mars 2018"





Commentaires