top of page

Denoncimi: Të burgosurve u vihen gjoba kur kërkojnë leje

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 17, 2018
  • 1 min read

Ka qenë ish-Kryeministri Sal Berisha ai që ka denoncuar një rast abuzimi dhe korrupsioni me të burgosurit në të paktën dy prej burgjeve në Shqipëri.

Ai ka treguar një mesazh të mbërritur në Facebook, ku thuhet se të burgosurve nuk u japin lejen që u takon, nëse kundrejt saj nuk jep një shumë të caktuar.

Berisha shkruan:

Te burgosurit i rrjepin ne gjoba per te drejtat qe u takojne!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Mirembrema doktor Berisha !

Do t’ju lutesha shume postojeni.

Jam nje familjar nga Durrësi i nje te denuari ne burgun e Rrogozhines. Ai sa here qe behet per leje, Juristi pa i derguar leket nuk e nxjerr njeri edhe pse i takon me ligj. Pak se po i mbajme me te hame e te pime edhe mrena nburg por edhe ate cfare ju takojne sjua japin. Kur ishte ne burgun e Fushe Krujes me keq akoma.

Faleminderit i nderuar doktor:

Anonim se nuk e qiten mo me leje

Te lutem postoje tek ty”


 
 
 

Comments


bottom of page