Banda e 17-vjeçarëve shkodranë shembin në grushta të miturin për një varëse floriri
- TheAlbanian Times
- Mar 17, 2018
- 1 min read
Tre të rinj janë vënë në pranga nga policia e Shkodrës pasi kanë vjedhur me dhunë një varëse floriri një 15-vjeçari.
M.Sh, Xh.M dhe Gj.K 17 vjeç dhunuan të miturin duke goditur disa herë me grushte pasi doli nga një bar-restorant i njohur i zonës.
Arrestimi i tyre u bë në flagrancë dhe mbi ta rëndon akuza “Vjedhja me dhunë”.
Tre shokët mund të dënohen me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet për këtë vepër penale, siç parashikohet në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tre të rinj kanë rënë në pranga të policisë pasi i vodhën me dhunë një varëse floriri një 15 vjeçari.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
M. Sh., 17 vjeç, banues në lagjen “Ndoc Mazi” Shkodër.
Xh. M., 17 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili” Shkodër
Gj. K., 17 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku” Shkodër
Arrestimi i tyre u bë pasi në afërsi të një bar-restoranti, në lagjen “Ndoc Mazi”, kanë goditur me grushte dhe i kanë vjedhur me dhunë një varëse floriri shtetasit V. Rr., 15 vjeç, banues në fshatin Rranxa, Vau i Dejës.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga neni 139/2 i Kodit Penal.

Comments