Aksidentohet rëndë fituesi i BB, mjekët detyrohen ta fusin në operacion
- TheAlbanian Times
- Mar 17, 2018
- 1 min read
Ai fitoi Big Brother Albania 8, mirëpo ky vit nuk ka rezultuar fort i mirë për Vesel Kurtishajn.
Duket se një aksident i ka kushtuar shumë Veselit ndërsa mësohet se do t’i nënshtrohet një operacioni mëngjesin e nesërm.
Ai ka treguar në rrjetet sociale se ka dëmtuar rëndë miniskun si dhe ka pësuar këputje të ligamentit, i është dashur një ndërhyrje kirurgjikale.
Veseli ka falënderuar të gjithë fansat që janë shqetësuar për shëndetin e tij, duke treguar se çdo gjë është nën kontroll dhe duke shpresuar që pas këtij operacion gjendja e tij do të përmirësohet.
Epo s'na ngelet gjë tjetër veç t'i urojmë të ketë fat nesër.








Comentários