top of page

Zhduken pa asnjë shenjë dy motrat e mitura shqiptare

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 16, 2018
  • 1 min read

Dy motra me origjinë shqiptare janë zhdukur në Greqi, ndërsa familja është vënë në alarm që prej datës 12 mars.

Dy vajzat janë të mitura dhe që prej tre ditësh familjarët e tyre nuk dinë më asgjë për to.

Ato janë Denisa 17 vjeçe dhe Emanuela 16 vjeçe, të cilat janë larguar që nga shtëpia në qytezën e vogël të Dylesit të Thives dhe nuk kanë lajmëruar askënd.

Policia greke ka vënë alarmin pas denoncimit të prindërve, ndërkohë që deri më tani askush nuk ka dhënë asnjë informacion se ku mund të ndodhen ato.

Ndonëse të miturat janë kërkuar tek të njohur, miq dhe familjarë të afërt, kërkimi ka rezultuar pa sukses.

Për momentin policia po verifikon kontaktet e tyre në rrjetet sociale ndërsa shpresat mbeten vetëm tek autoritetet.

Familjarët i kanë bërë apel kujtdo që di diçka për vend-ndodhjen e tyre, të komunikojë sa më shpejtë me autoritetet policore, ne numrin SOS 116000, ose me fondacionin “Buzëqeshja e Fëmijës”, ku edhe garantohet anonimati i informacionit.

Autoritetet helene kanë dërguar foto të vogëlusheve edhe në pikat kufitare dalëse të vendit, ndërsa në kufirin me Shqipërinë, do të ketë kujdes edhe më të madh prej patrullave policore.


 
 
 

Comments


bottom of page