top of page

Shëtitja me mami Lindën nxjerr zbuluar fytyrën e Zaho Ramës

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 16, 2018
  • 1 min read

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda tregohen gjithmonë shumë të kujdesshëm që të mos prekin privatësinë e të voglit të tyre, Zahos.

Në të gjitha fotot e publikuara nga ai apo nga Linda, ata përpiqen që t'ia mbulojnë fytyrën të voglit të tyre, i cili ende nuk ka mbushur katër vjeç.

Mirëpo ditën e djeshme Linda Rama nuk ka arritur ta mbajë dot të fshehtë fytyrën e të voglit.

Ajo u shfaq dje me Zahon në mes të mijëra qytetarëve në Tiranë gjatë festimeve për Ditën e Verës.

Dhe pavarësisht se është treguar shumë e kujdesshme për ta mbajtur larg kamerave, një qytetar ka shkrepur foton shumë pranë tyre, duke kapur kështu edhe fytyrën e Zahos.

Ai është bardhosh, me syze dhe ka hijen e së ëmës, ndonëse nuk mund të duket me saktësi nëse i ngjan kryeministrit apo gruas së tij.


 
 
 

Comments


bottom of page