Rrëfimi i plotë i nuses: Magjistarja fliste me vete, e kafshova, i lëvizte sytë...
- TheAlbanian Times
- Mar 16, 2018
- 3 min read
Është zbardhur rrëfimi i plotë tek hoxhë Hysen Shehu i Marjana Cmetës, nuses së re që vrau me gjakftohtësi vjehrrën e saj.
Cmeta i hodhi fillimisht helm në lëngun e portokallit dhe nuk priti deri sa ilaçi të bënte efekt, por e mbyti atë me duart e saj.
Gjithë rrëfimi i Marjanës, e cila mendonte se vjehrra ishte magjistare, është zbuluar nga Gazeta Dita.
Ndër të tjera, e reja tregon tek hoxha se e ka kafshuar vjehrrën në momentet që ajo ka bërë rezistencë, e madje duke qenë se vjehrra nuk po ndërronte jetë "tak fak" por ishte në agoni, po fliste me vete, dyshonte se dikush donte ta shpëtonte.
Më poshtë biseda e Marjana Cmetës me Hoxhën.

Marjana - Edhe vje atë ditë e i them që kam një ilaç që na shëron nga të këqijat…
Hoxha - Po…
Marjana - Edhe kjo më thotë mu po thotë… a kupto ma jep, po i thashë që ka një erë të keqe i thashë, unë nuk besoj ta durosh, nuk ka problem edhe unë ja mbush kshu… i bravo….
Hoxha - Ëhëëë..
Marjana - Po në momentin që e pinte po nuk e di, po më po s'më…më vriste aq shumë ktu, saqë të paktën unë e thojsha…
Hoxha - Të iki magjistarja, të eliminohet ktu…
Marjana - Edhe pastaj nuk e di kur … kur filloj tu u bo keq e më keq prap..nejse… Edhe po pastaj nuk fillova t’u u ndje keq se filloi ëëëë …duke bo ca shikime ke parasysh, kshu, edhe foli me vete, ishte e pavetdishme a nuk e di unë, i iknin sytë e mendonte se aty po i ikte shpirti, mos ashtu e ja boni “çfarë të bëj unë, ku të shkoi unë”, a kupto, i lëvizte sytë në një mënyrë shumë të frikshme, kupto, u duktë që ishte tu fol me dikë, ja bonte “çfarë të bëj unë, ku të shkoj unë” …mu aty ….mu fut frika, mos thashë jan …mos dun me e shpëtu ato…
Hoxha - Edhe e godite…
Marjana - Jo, nuk e godita, nuk isha te momenti që ajo…domethënë a kupto…edhe shkoj ke….po kalonte ora e thosha si do ja bëj kësaj….edhe por ku shkosha ajo prap ato shikime domethënë, ato shikime mu më kanë shkatarru…
Hoxha - S’kishte as të vjella as kshu…
Marjana - Po, kishte të vjella..
Hoxha - Ëhë..
Marjana - Edhe pastaj shkoj te dhoma gjumit e imja, pashë atë nusen e xhajës që po vinte po sillte lopët, thashë ta mbys tashi direkt, nuk kishe me prit më me bo punë ilaçi, nuk e di, marr një shall…
Hoxha - Ëhëë..
Marjana - Në momentin që e shoh te krevati ajo tremet e kupto, a kupto, e filloj duke bërtit hape dritaren e kupto, derisa shkojm te dhoma tjetër, domethënë në ato momente…
Hoxha - Aha…
Marjana - Jena përplas derisa nuk e di unë, nuk…nuk po më……e kisha harru domethënë sepse po mendoja që të paktën kur ta vras të mbaroj kjo gjë… a kupto që … që ta dish që po bën diçka ashtu po në ato momente nuk e dija ngaqë kom qen në tension a kupto, që sepse ajo bërtiste hape dritaren e ktë… edhe thashë në ato momente unë po thoja që tashi erdhi fundi, do e marrin vesh të gjithë që e vrava atë…kjo a kupto…atë nuk po e vrisja dot domethënë…
Hoxha - More shallin..
Marjana - Shalli nuk i boni gjo, kupto, se ajo u mundu me e mbajt me dorë kupto, i vuna durët…
Hoxha - Po…
Marjana - Aty nuk e di unë, nuk e kuptova ashtu, vetëm e pashë që …i iku ftyra, domethënë e kshu ashtu, po kur e lëshojsha durët prapë …thosha o Zot…ishte duke më ik truni…
Hoxha - Po, po nejse hë…
Marjana - Edhe e marr pastaj domethënë, e çoj tek dhoma gjumit, e marr…
Hoxha - Ëhë, pastaj, dha shpirt ?
Marjana - Nuk e di, nuk isha e sigurtë, a kupto, sepse unë kur e lëvizja, e ajo prapë merrte frymë domethënë, a kupto…
Hoxha - Po…
Marjana -Edhe shkoj pastaj xhaxhi e i them që mami është s’mir, shkoj me vrap a kupto. Thon ka maru e kështu, kur e ngrejti kjo nusja e xhaxhit ka pas frymë, mu aty thashë mori fund edhe sa shkojshim rrugës në spital thonin këto o ka mbaru, mu po më shkonte truni, bobo kjo akoma është gjallë, a kupton, do merret gjithçka e vërteta vesh?
Hoxha - Ëhë…
Marjana - U po e kam ashtu, po e kam…. ngaqë kam bo sherr e kam hongër me dhëmbë… Te spitali thanë kto domethënë që e vejnë dyshim që ka shenja dhune, normalisht që kanë kto, edhe aty domethënë ajo më ashtu eee, nga momenti në moment prisja që…fundin tim, a kupto ?
Comentários