top of page

Pranga kryetarit të Bashkisë Lezhë

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 16, 2018
  • 1 min read

Është arrestuar kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe tjetërsim të pronave.

Ka qenë gjykata ajo që ka firmosur "Arrest me Burg" në mungesë për Frrokaj.

Bashkë me Frrokajn është shoqëruar edhe nënkryetari i Bashkisë, Enver Hafizi.

Mësohet se prej një jave KLSH ka kryer inspektime në Bashkinë e Lezhës, çka si duket ka nxjerrë në pah edhe parregullsitë në menaxhimin e punës.

Kujtojmë që Fran Frrokaj vjen nga radhët e PD-së dhe në vitin 2015 arriti të fitonte zgjedhjet duke u vënë në krye të bashkisë.


 
 
 

Comentários


bottom of page