Njihuni me modelin-kriminel që po josh femrat anembanë
- TheAlbanian Times
- Mar 16, 2018
- 1 min read
E quajnë Yakiboy, është nga Australia dhe po kthehet në një prej njerëzve me të ndjekur në vendin e tij e në rang botëror. Djali është bërë i famshëm pasi ka mbuluar të gjithë trupin me tatuazhe.
Format e përsosura të të riut dhe jeta e luksit e kanë bërë të dëshiruar nga femrat. Stili i tij i jetës, i mbushur me mister dhe dyshime mbi pjesëmarrjen në një prej organizatave më famëkeqe në Australi, nuk ia ka ulur popullaritetin.
Yakiboy ka qenë mik i mirë me Pasquae Barbaro, i riu që u vra përpara derës së shtëpisë në nëntor të vitit 2016. Të dy dyshohet se ishin përfshirë në aktivitete kriminale.
Fotografitë e tij tregojnë për stilin e veçantë të të veshuri, me dhëmbët prej ari e veshje të tjera të shtrenjta të markave Versace e Gucci.
Yakiboy numëron mbi 30 mijë ndjekës në rrjetin social Instagram.












Comments