top of page

Greqia miraton ligjin për kanabisin

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 16, 2018
  • 1 min read

Vendi fqinj me Shqipërinë, Greqia, ka miratuar ligjin për prodhimin dhe shitjen e lëndëve mjekësore, të cilat përmbajnë kanabis.

Si pasojë e këtij ligji mendohen të hapen rreth 500 vende pune deri në vitin 2021 ndërsa mediat fqinje bëjnë me dije se janë 5 konsorciume me plane investimi, të cilat do të kultivojnë kanabisin.

Dy kompanitë më të mëdha në botë për kultivimin e kësaj lënde, Aphria dhe Canopy Grouth, kanë shfaqur interes në këtë çështje.

Nga ky vendim i marrë pritet që të zhvillohen rreth mijëra metra katrorë sera, të cilat do të bëjnë kultivimin e lëndës.


 
 
 

Commenti


bottom of page