top of page

Flet Hoxha: Marjana erdhi t'i bëja lutje kundër magjisë, feja s'më lejon ta denoncoja

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 16, 2018
  • 1 min read

Hoxha Hysen Shehu ka folur ditën e sotme në gjykatë dhe ka treguar se si dhe pse kishte mundur të regjistronte bisedën me Marjana Cmetën, nusen e re që helmoi vjehrrën dhe shkoi më tej të kërkonte faljen e Zotit.

Hoxha ka bërë me dije se e reja i kishte shkuar në praninë e personave të tjerë meshkuj, pasi sipas fesë së tij, një femër nuk lejohet të shkojë e vetme tek hoxha.

Ai kishte filmuar regjistrimin pasi e reja kishte kërkuar që t'i bënte një lutje kundër magjisë dhe syrit të keq, e për të mos patur probleme më pas, e kishte regjistruar bisedën, nga e cila kishin dalë në dritë probleme të tjera.

Hoxha është shprehur para gjykatës:

Më erdhi Marjana Cmeta për t’u rrëfyer. Sipas fesë, një femër nuk lejohet të vijë e vetme. I kërkova të vijë herë tjetër e shoqëruar nga familjarët.

Pastaj Marjana më erdhi me gjithë familjarët. Unë do t’i bëja rukje (Shërim me kuran kundër syrit të keq dhe magjisë).

Për të mos pasur keqkuptime vendosa ta regjistroj rrëfimin. Por feja nuk më lejon ta denoncoj".


 
 
 

Comments


bottom of page