top of page

Encën e lë në baltë dhe menaxheri: Do t'i bllokoj koncertet

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 16, 2018
  • 1 min read

Kastriot Berisha është djali që menaxhon Encën dhe suksesin e saj, por kohët e fundit vajza duket se u ka shpallur lutë të gjithëve.

Pas sherrit me Noizyn dhe largimin nga OTR, duket se radhën e ka debati me Berishën, i cili duket se ka vendosur të shkëpusë çdo lloj lidhjeje dhe marrëdhënie me vajzën, e t'ia lejë ligjit, apo kanunit, zgjidhjen e problemeve mes tyre.

Ndër të tjera, në një status të publikuar nga vetë ai, Kastriot Berisha shkruan se Enca nuk mund të bëhet pronare në shtëpinë e dikujt tjetri, ndaj i bën thirrje që ajo të mbledhë mendjen.

Shkrimi i plotë i Kastriotit:

Pas disa padrejtsive dhe mashtrimeve pas shpine deshta me ju informu qe nga sot un nuk e perfaqësoj Encen mo ..nuk je e para qe vepron ne ket menyr , por ka ardhur koha te funksionoi ligji ose kanuni dhe ti vetëdisoj disa artistë qe duhet respektuar punën dhe nuk mundesh te bëhesh pronare në shpinën e dikujt tjeter ..deri sa tmledhesh mend Ruensa Haxhiaj e ki te ndalume te flasesh me mu dhe block e ke ne qdo event qe mbahet.. hajde shnet .. vazhdojmeee".


 
 
 

Comentarios


bottom of page