Alarmi/ Uji që pimë nga shishet përmban copa plastike
- TheAlbanian Times
- Mar 16, 2018
- 2 min read
Një sasi uji në shishe përmban pjesë të vogla plastike, të njohura si mikorplastikë. Ky është rezultati i një hulumtimi të fundit të kryer nga një organizatë jofitimprurëse e gazetarisë ndërkombëtare e quajtur Orb Media.
Hulumtimi, i kryer në Universitetin Shtetëror të Nju Jorkut, mori më shumë se 250 shishe nga 11 marka të ndryshme, të shitura në nëntë vende. Disa shishe në mënyrë efektive nuk përmbanin copa plastike, ndërsa të tjerat kishin me mijëra të tilla. Asnjë prej markave nuk doli të ishte krejtësisht e pastër.
Por mos mendoni se problemi është vetëm tek shishet plastike.
Ndonëse studimi u përqendrua kryesisht në shishe plastike, ato u krahasuan me një grumbull shishesh prej qelqi.
Dhe rezultati ishte se edhe qelqi kishte mikroplastikë .
Andrë Mayes, lektor i biokimisë i University of East Anglia, i cili zhvilloi teknikën e ndarjes së grimcave të plastikës në këtë hulumtim tha se askush nuk është me të vërtetë i sigurt, sepse nuk ka të dhëna të mjaftueshme për efektet shëndetësore të marrjes së plastikës.
Ky studim është transmetuar në BBC, ndërsa e pyetur për të Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se po nis shqyrtimin e vet për rreziqet potenciale.
Shumica e mikroplastikës që kalon në organizmin tonë megjithëse në grimca shumë të vogla (siç janë ato të gjetura në ujin e ambalazhuar të anketuar) mund të absorbohen në organet tona, siç është mëlçia dhe veshkat. Ky është një shqetësim; shqetësimi tjetër është se edhe ato që nuk treten por nxirren jashtë siç janë, mund të nxjerrin toksina që kalojnë nëpër organizmin tonë.
Ajo që është e pamohueshme është se për shumë njerëz në botë që nuk kanë qasje në ujë të pijshëm të sigurt nga rubinetat, uji në shishe mbetet një domosdoshmëri.
Grimcat e plastikës janë gjetur gjithashtu në birrë, mjaltë, kripë dhe natyrisht ushqim deti, pasi oqeanet tona po ndoten gjithnjë e më shumë me mbeturina plastike.
Disa vende, veçanërisht në Evropë, kohët e fundit kanë filluar të marrin seriozisht kërcënimin nga mbeturinat plastike. BE ka një objektiv për të bërë të gjitha plastikat të riciklueshme deri në vitin 2030, ndërsa U.K. ka miratuar një objektiv urgjent për eliminimin e të gjitha mbetjeve plastike brenda 25 viteve të ardhshme.
Lektori Mayes tha:
Pjesa më e madhe e kësaj plastike vjen nga procesi i paketimit, ndonëse nuk ka prova të qarta për këtë. Microplastika në burimin e ujit nuk mund të përjashtohet, por duket e pamundur në shumicën e rasteve sepse uji supozohet se mbushet pikërisht në burim, aty ku rrjedh nga malet dhe filtrohet."

Comments