top of page

9 në 10 shqiptarë besojnë se korrupsioni në shtet është gjerësisht i përhapur

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 16, 2018
  • 1 min read

Shifra alarmante janë ato të korrupsionit në Shqipëri. Kjo pasi 9 në 10 shqiptarë besojnë se korrupsioni në qeveri dhe në shtet është shumë i përhapur.

Ky është rezultati i raportit të publikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara e cila ka dhënë alarmin për këto shifra në vendin tonë.

Sondazhi i Gallup, e cila është organizata lider për sondazhe në botë ka intervistuar qytetarët shqiptarë të cilët kanë dhënë perceptimin e tyre për korrupsionin në shtet dhe qeveri.

Sipas TCH që interpreton të dhënat e sondazhit, raporti është publikuar së bashku me të dhënat e lumturisë globale 2018.

Shqipëria rezulton të jetë vendi i 20 më i korruptuar në botë dhe ecuria historike e korrupsionit ka ardhur duke u përkeqësuar.

Sipas të dhënave historike, krahasuar me 5 vjet më parë perceptimi për korrupsionin në Shqipëri është përkeqësuar, nga 84.7 për qind që ishte, në 88.6 për qind aktualisht.

Gallup e mat korrupsionin duke pyetur direkt nga 1 mijë qytetarë për secilin nga 157 shtete të botës.

Mirëpo 88.6 shqiptarë besojnë se korrupsioni në qeveri është gjerësisht i përhapur.


 
 
 

コメント


bottom of page