Xhelozi dhe çmenduri, shqiptari qëllon nga makina ish-të fejuarën dhe të dashurin e saj serb
- TheAlbanian Times
- Mar 15, 2018
- 1 min read
Një shqiptar ka terrorizuar ish-të fejuarën e tij në rrugët e Vincenzas, Itali mbrëmjen e djeshme.
26-vjeçari Graciano Qori së bashku me mikun e tij me inicialet M.K, ka ndjekur me një mjet tip “Mini Cooper” shqiptaren e cila udhëtonte me të dashurin e saj serb dhe disa miq me një makinë tip “Mercedes”.
Serbi, i cili ishte edhe drejtues i automjetit, tentoi disa herë t’i shmangej shqiptarit me makinë.
Qori ka qëlluar 5 herë në total me armë zjarri gjatë dy ndalesave.
21-vjeçarja u ka rrëfyer policisë se e njihte drejtuesin e automjetit që e qëlloi dhe se kishte patur lidhje me të dikur.
Dy shqiptarët ishin emra të njohur për policinë italianë pasi ishin persona me precedentë penalë.
Qori është vënë në prangat e policisë italianë ndërkohë që miku i tij është ende në arrati.






ความคิดเห็น