top of page

Përplaset me shtyllën, gjaku i të riut lan rrugën në Durrës

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 15, 2018
  • 1 min read

Një i ri është përplasur me një shtyllë në Shkozet të Durrësit, pasi ka qenë duke udhëtuar me motor. Bazuar në dëshmitë e të pranishmëve në vendngjarje, JOQ.al mëson se gjithçka ka ndodhur rreth 30 minuta më parë dhe fatmirësisht policia ndodhet pranë të lënduarit, por ende nuk ka mbërritur ambulanca.

I shtrirë në tokë, gjaku i rrjedh nga pjesa e kokës dhe siç duket, gjendja sa vjen e më shumë përkeqësohet.

Askush nuk guxon ta prekë me dorë për shkak se mund të ndikojnë në agravimin e plagëve të marra nga viktima.

I lënduari, identiteti i të cilit nuk dihet, ka qenë duke udhëtuar vetëm me motor, pa kaskë mbrojtëse, ndërsa nuk dihet ende si ka ndodhur aksidenti.


 
 
 

Comments


bottom of page