top of page

Oltiani rrëfehet pas helmimit të nënës: Nusja më thoshte "do ta vras magjistaren"

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 15, 2018
  • 2 min read

Ngjarja e rëndë që ka ndodhur para një viti ku një 20-vjeçare dyshohet se ka helmuar me fostoksinë vjehrrën e saj, ka marrë të tjera përmasa.

Dëshmitë e të afërmve të viktimës janë bërë publike njëra pas tjetrës ndërsa së fundmi është rrëfyer edhe kunati i saj.

Vehbi Lami, kunati i së ndjerës ka treguar:

Erdhi Mariana më thirri e më tha; o xhaxh hajde se i ka rënë të fikët mamit! Hyra në shtëpi me vrap tek dhoma e gjumit e Liries e kam gjetur në pozicion të ulur (në dysheme dhe mbështetur tek krevati i fjetjes). I thashë (Marianës) çfarë ka Liria? Më tha, që i ka rënë ajo (mbajtësja) e perdes."

Ndërsa për 20-vjeçaren thuhet se shkoi në shtëpinë e hoxhës Hysen Shehu dhe rrëfeu krimin e saj vetëm gjashtë ditë pas vdekjes së vjehrrës. Hoxha ka filmuar gjithë rrëfimin dhe ia ka treguar familjes Lami.

Marjana Cmeta është fejuar që 18 vjeç me mblesëri me djalin e Lirije Lamit. Ajo ishte studente për mësuesi ndërsa u kthye tek prindërit e saj ditën e pestë pas vdekjes së vjehrrës, shkruan TCH.

E reja është në burg duke lënë kështu jashtë vajzën e vogël gjashtë muajshe tek prindërit e saj.

Babai i Marjanës ka treguar:

Jam mërzitur shumë për vdekjen e saj. Por, unë nuk e dija që kishin këto probleme kështu. Vajza e mori një goditje, nuk ka qenë mirë pas asaj kohe."

Vdekja e Liries dyshohet se ka ardhur nga helmi me fostoksinë në lëng portokalli, ndërsa pas kësaj humbje të dyja familjet e ndërprenë miqësinë.

Oltiani, ish-bashkëshorti dhe djali i të ndjerës nuk e ka takuar ende vajzën që lindi nga martesa. Pasi varrosi të ëmën u vu në kërkim të së vërtetës.

Ai ka treguar:

Në fillim është sjellë shumë mirë. Dukeshin sikur duheshin shumë dhe dukej që e kishin sinqerisht. Më pas ndodhi Mariana nuk e donte më. Edhe kur iku mamaja në fshat nuk e merrte më në telefon. I thoja unë që pse nuk e merr në telefon dhe nuk më kthente përgjigje. Kjo (Mariana) dyshonte se mos mami im i bën keq asaj. Ka pas thënë shumë herë që “magjistarja duhet dënuar”. Mendonte që mamaja ime ishte magjistare dhe e thoshte shpesh që “do ta vras magjistaren."

Pavarësisht se familja Lami e mësoi të vërtetën nga hoxha, pasi panë një video-rrëfim të regjistruar prej tij, me përjashtim të Oltit asnjëri nuk ju drejtua Prokurorisë.

Oltiani tregon se ka qenë hoxha që u ka kërkuar të mos tregojnë. Pavarësisht se i ati është në burg për moskallëzim krimi ai ka treguar se prindërit e tij u larguan nga Kamza në fshatin Zall-Mner pikërisht për të lënë në qetësi çiftin.

Përveç nuses në burg janë edhe tre burra që nuk kanë kallëzuar krimin, hoxha dhe të afërmit e viktimës që panë videon, por heshtën nga turpi i të tjerëve.


 
 
 

Comments


bottom of page