top of page

Mininstria e Turizmit tender 3.9 milionë lekë për të larë e makinat e drejtorëve

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 15, 2018
  • 1 min read

Tenderat në Shqipëri janë një mënyrë e rigjenerimit të sa më shumë fondeve në mënyrë që palët “firmosëse” të heqin sa më shumë mënjanë.

Në qeverinë Rama, por jo vetëm, kemi parë çuditë më të mëdha sa i takon shpalljes së ofertave tenderuese dhe kësaj radhe kemi të bëjmë me ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit.

Ministria e Blendi Klosit ka shpallur një dosje tenderi që ka të bëjë me larjet e makinave për drejtorët e ministrisë, i cili tregon se tenderi kap vlerën 3.9 milionë lekë vetëm për larjen e makinave duke filluar që nga prilli i këtij viti.

Tenderi përcakton edhe kritere absurde si për shembull çdo makinë duhet të lahet 88 larje në muaj, e përkthyer në 792 larje në një periudhë 1 vjetore.

Gjithashtu, në fotot e këtij tenderi të publikuara nga “Newsbomb” është i përcaktuar edhe lavazhieri, teksa shkruhet:

Vendndodhja e lavazhit duhet të jetë në afërsi ajrore jo më shumë se 1 km nga godina e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisi.”

Sigurisht që kush e njeh zonën e di që aty ka vetëm një lavazh...

Kjo është vetëm një nga marrëzitë e kësaj qeverie dhe ta mendosh që kjo është bërë publike, çfarë mund të zihet në të “zezë”.

Mos ndoshta Ministria e Mjedisit dhe Turizmit mendon që kontribuon për mjedisin duke larë makinat kaq shpesh?!


 
 
 

Comments


bottom of page