top of page

Macja u fut në fushë, UEFA merr masa

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 15, 2018
  • 1 min read

Mbrëmjen e djeshme, në ndeshjen e zhvilluar në Turqi, mes Beshiktashit dhe Bajernit ndodhi edhe një episod totalisht i pazakontë.

Ndërkohë që ndeshja ishte duke u luajtur,në fushën e stadiumit shfaqet një mace, e cila ndërpreu për pak momente takimin në minutën e 51-të.

Ajo hyri në pjesën këndore të fushës, dhe vetëm pas ndërhyrjes së personave të sigurimit, doli nga fusha.

Sakaq, UEFA, ka nisur procedimin ndaj ekipit turk, për dështim në përmbushjen e masave organizuese të këtij takimi.


 
 
 

Comments


bottom of page