Kush janë dy shqiptarët që përdhunuan greken në sy të nënës së saj?
- TheAlbanian Times
- Mar 15, 2018
- 1 min read
Është zbardhur ngjarja e rëndë që ka ndodhur rreth një vit më parë në lagjen "Peristeri" të kryeqytetit grek, ku u përfshinë dy shqiptarë. Ata akuzohen se më 11 mars të vitit të kaluar kanë hyrë në banesën e një shtetase greke për ta grabitur dhe e kanë mbajtur atë dhe të ëmën e moshuar të izoluara për më shumë se 12 orë.
Jo vetëm kaq por Donald Sina dhe Sokol Krasniqi kanë përdhunuar gruan 45-vjeçare sistematikisht për 12 orët që kanë ndenjur në banesë, në sy të nënës së saj.
Sipas policisë greke, Donaldi ka dhënë edhe emrin Donald Meco, ndërsa Sokoli ka dhënë dhe emrin Luan Krasniqi.
Për më tepër Donald Sina (Meco) ka dhënë dy datëlindje 26.07.1993 dhe 12.12.1993, ndërsa Sokoli ka dhënë 21.04.1994 dhe 26.11.1990.
Dy të rinjtë janë futur në një shtëpi për të grabitur, ku kanë gjetur 45-vjeçaren greke bashkë me nënën e saj, ndërsa pas përdhunimit grabitën para dhe bizhuteri dhe u larguan.





Comments