Kishte shkuar në Santorini për punë, kush është shqiptari që humbi jetën tragjikisht?
- TheAlbanian Times
- Mar 15, 2018
- 1 min read
Blerim Qarri është i riu nga Hasi i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik në një ishull të Greqisë.
Ai ka qenë duke udhëtuar në rrugët e Santorinit kur është përplasur nga një makinë.
21-vjeçari ishte i fejuar dhe për pak ditë do të festonte ditëlindjen e të fejuarës së tij Eldës.
Ai jetonte në Has me nënën dhe 2 motrat, pasi i ati kishte 5 vite që ishte ndarë nga jeta.
Policia greke po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit në të cilin shqiptari humbi jetën.



Comentarios